“Kryeprokurori si magazinier pa magazinë”, Korreshi “ping-pong” batutash me Manjën: Mo u mërzit, prokuror ke qenë, unë me nder teje avokat

“Kryeprokurori si magazinier pa magazinë”, Korreshi “ping-pong” batutash me Manjën: Mo u mërzit, prokuror ke qenë, unë me nder teje avokat

Deputeti i PD, Saimir Korreshi i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit të Përgjithshëm në Komisionin e Ligjeve, Olsian Çela. Por edhe këtë herë demokrati pyetjet i ka shoqëruar me ironi dhe humor, që sërish i janë pasuar nga kryetari i Komisionit Ulsi Manja. “Më dukeni si magazinier pa magazinë”, i tha ai kryeprokurorit, teksa më pas ka ndërhyrë Manja për t’i thënë që pyetjet t’i bëjë pa komente. Korreshi: Pse mërzitesh, mo u mërzit, se prokuror ke qenë dhe ti, Manja: Jo nuk mërzitem Korreshi: Prokuror ke qenë o burrë, ç’ke? Manja: përmblidhni pyetjen Korreshi: Unë me nder teje avokat   Top Channel