“Sterilizimin”/ “I bie të blej akuzën”, ish-ministri Beqaj kërkon aksesin në procesverbalet e dosjes së tij: CD nuk e marr me pagesë, na duhet një “Diella” që…

“Sterilizimin”/ “I bie të blej akuzën”, ish-ministri Beqaj kërkon aksesin në procesverbalet e dosjes së tij: CD nuk e marr me pagesë, na duhet një “Diella” që…

Është mbajtur sot seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi”, ku ish-ministri Ilir Beqaj ka vijuar me kërkesën për të pasur akses në procesverbalet e dosjes së tij. Debatet kanë vijuar edhe në lidhje me ndryshimin e akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake “vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal”, raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat. “Procesverbalet janë të paplota, nuk i kam marrë ende të gjitha unë jam në një situatë që nuk di si do mbrohem, procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim. Por nuk i kam marrë ende të gjitha pasi nuk e kam më atë të drejtë që të ja dërgoj asaj gjykate sepse e ka ndarë çështjen time.  Kërkoj CD e seancave paraprake, aty ky është...