Milano/ Shkatërrohet organizata e drogës, mes të arrestuarve edhe shqiptari – kapen 50 kg kokainë, hashash, ketaminë e THC

Milano/ Shkatërrohet organizata e drogës, mes të arrestuarve edhe shqiptari – kapen 50 kg kokainë, hashash, ketaminë e THC

Operacion i madh në Milano të Italisë, çmontohet organizata e narkotrafikut e përbërë nga italo-shqiptarë. Policia e Shtetit publikoi sot rezultatet përfundimtare të aksionit me 7 të arrestuar, mes të cilëve edhe një shqiptar. Fillimisht në Scalo Romana oficerët vunë re një burrë 29-vjeçar që po kthehej në shtëpinë e tij në Pieve Emanuele. Ai u ndalua për një kontroll dhe iu gjetën dy telefona celularë dhe 320 euro para në dorë. Brenda apartamentit u sekuestruan 14.5 kg hashash i fshehur në frigorifer, 3 kg marihuanë, 300 gramë hashash shtesë, 9 gram ketaminë dhe dy peshore precize. Pas ndërhyrje në zonën e Benedetto Marcello më vonë ndaluan një italian 51-vjeçar dhe një italian 23-vjeçar të kapur duke transportuar drogë me 11.8 kg hashash, 1.7 kg...