Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Edi Rama do të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare për drejtësi për UÇK-në në Tiranë më 17 tetor
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar sot se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor, në orën 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Mendohet se do të ketë mbi 100 mijë veta. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, në një konferencë për shtyp, ku theksoi se protesta do të ketë karakter kombëtar dhe paqësor, me qëllim kërkimin e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Kjo është një protestë për drejtësi dhe dinjitet kombëtar. Do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët shqiptarë nga të...