Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Raporti/ Prishtina ia kalon Tiranës në çdo tregues kryesor të cilësisë së jetës
Një raport i publikuar më 13 tetor 2025 nga platforma ndërkombëtare Numbeo ka krahasuar indekset kryesore të cilësisë së jetës mes Tiranës dhe Prishtinës. Të dhënat tregojnë një epërsi të ndjeshme të kryeqytetit kosovar në pothuajse çdo tregues kryesor, duke nxjerrë në pah sfidat që përballen qytetarët e Tiranës në përditshmërinë e tyre. Në Tiranë, indeksi i fuqisë blerëse është vetëm 41.45, duke u vlerësuar si “i ulët”, ndërsa në Prishtinë është 62.98, një nivel “mesatar” që tregon fuqi më të madhe për blerje. Siguria në kryeqytetin shqiptar ka një indeks prej 60.03, më e ulët se 67.95 e Prishtinës. Kujdesi shëndetësor në Tiranë arrin vetëm 47.29, krahasuar me 68.61 në Prishtinë. Klima natyrore është avantazhi i vetëm i Tiranës me indeks 86.43 (shumë i lartë), ndërsa Prishtina ka 76.84...