Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Situata e rëndë tek Onkologjiku”/ PD shkresë Peleshit, kërkon mocion me debat në Kuvend
kuvendi i shqiperise TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin e një mocioni me debat për situatën e krijuar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Në kërkesën e firmosur nga 7 deputetë dërguar kryeparlamentarit Niko Peleshi, theksohet se raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka evidentuar situatën e rëndë në të cilën ndodhet sot shëndetësia, veçanërisht shërbimi onkologjik. Grupi i PD-së ngre shqetësimin mbi situatën, duke e konsideruar një urgjencë që ka kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë. “Kjo është një urgjencë, që kërkon reagim institucional e veprim të shpejtë, pasi për vetë llojin e shërbimit shëndetësor, çdo pacient është në luftë të përditshme për mbijetesë edhe për një ditë tjetër. Nevojitet llogaridhënie institucionale, marrje...