Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Protesta për UÇK-në në Tiranë/ Zbulohen detajet/ Rama do të mbajë fjalim! 60 autobusë nga Kosova…
Kryeministri Edi Rama do të jetë pjesëmarrësh në protestën që do të zhvillohet më 17 tetor në Tiranë, ku do të bëhet thirrje për gjykim të drejtë në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, konfirmoi lajmin gjatë një konference për mediat. Gucati bëri me dije gjithashtu se në këtë tubim do të mbajnë fjalën edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ndau edhe detaje të tjera rreth tubimit që pritet të zhvillohet të premten, teksa bëri me dije se do të nisen nga Kosova drejt Tiranës rreth 60 autobusë. Mbrëmjen e djeshme ishte vetë kryeministri Rama që shpërndau në rrjete sociale fletë-thirrjen për protestën, duke ftuar të gjithë qytetarët nga të gjitha trevat dhe diaspora...