Mamaja ime ishte mësuese, s’përdorte laps të kuq…

Mamaja ime ishte mësuese, s’përdorte laps të kuq…

Mamaja ime ishte mësuese. E kujtoj kur mbrëmjeve mbas bukës vendoste në të njëjtën tavolinë ku pak më parë ishin shtruar pjatat detyrat e nxënësve që do korrigjonte. Nuk përdorte stilolaps të kuq për të vënë në dukje gabimet, por i nënvizonte me një jeshile të butë, si gjethet e para të pranverës. Një nga këto mbrëmje, kur nuk kisha gjumë dhe po i rrija në krah e po lexoja librin Topolino, e pyeta pse përdorte atë ngjyrë dhe jo të kuqen që përdornin të gjithë mësuesit e tjerë. M’u përgjigj pa ngritur kokën nga letrat që po lexonte: – Në gjërat e të tjerëve duhet të hysh në majë të gishtave, sidomos kur ke detyrë t’i korrigjosh gabimet, e kuqja është një ulërimë, është...