Ekspozohen dorëshkrimet e Agollit, e bija e shkrimtarit i dorëzon Muzeut blloqet e shënimit dhe sendet personale

Ekspozohen dorëshkrimet e Agollit, e bija e shkrimtarit i dorëzon Muzeut blloqet e shënimit dhe sendet personale

Këto janë dorëshkrimet origjinale të Dritëro Agollit gjatë procesit krijues të romanit “Shkëlqimi dhe rënia e Shokut Zylo”, një prej veprave më të fuqishme satirike të kohës. Për herë të parë, publiku mund të shohë nga afër faqet ku lindi kjo vepër satirike, e cila duket se guxoi shumë për kohën. Midis rreshtave të shkruar me laps, me fshirje, korrigjime dhe shënime anësore, Dritëroi zbulohet si njeriu që kërkon për fjalën e drejtë, që qesh me dhimbjen dhe që e përkthen absurditetin e realitetit në art. Në ekspozitë gjenden edhe blloqet e shënimeve, ku nis gjeneza e romanit, revista “Hosteni” e vitit 1972, që e botoi për herë të parë, letërkëmbime origjinale, e deri te objekte personale të shkrimtarit, që sjellin afër njeriun pas veprës....