Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më ka marrë djalin dhe nuk e ka kthyer më”/ Nëna bën denoncimin, policia e Durrësit nis punën për kapjen e 34-vjeçarit
Policia e Durrësit ka nisur punën për kapjen e një 34-vjeçari, pasi ka marrë djalin e mitur dhe nuk e ka kthyer më tek nëna e të voglit. Kallëzimi është bërë nga ish-partnerja e 34-vjeçarit, shtetasit me iniciale Z.P. “Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Z. P., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ka marrë djalin e tyre të mitur, përkohësisht, dhe nuk e ka kthyer më. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.“, thuhet në njoftimin e policisë. Top Channel