Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut. Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”. Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në...