Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One

drejtorët dhe zv.drejtorët e Albsig TIRANË-ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për shtyp me drejtues të Albsig, Albsig Jetë dhe Albsig Invest, pasuar nga një tur ekskluziv i hapësirave moderne të kompanive. Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm për grupin, duke reflektuar filozofinë e tij të investimeve afatgjata, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar të sigurimeve dhe financave. Qëndrueshmëri, besim dhe përkushtim Në fjalën e mbajtur në konferencën për shtyp, Plarent Hamzaj, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALBSIG, theksoi se qëndrueshmëria dhe besimi janë themelet mbi të cilat Albsig ka ndërtuar zhvillimin e saj ndër vite. Ai nënvizoi se kompania ka investuar vazhdimisht në inovacion, teknologji...