Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

Lëvizje e papritur në Ministrinë e Drejtësisë, ja vendimi që mban firmën e Llamallarit

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka emëruar drejtorin e ri të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, z.Indrit Doda. Indrit Doda është një oficer me karrierë të gjatë dhe të vlerësuar në radhët e Policisë së Shtetit. Më herët ai ka mbajtur edhe postin e Koordinatorit në Drejtorinë e Antiterrorit në Policinë e Shtetit. Doda ka qenë pjesë edhe e disa operacioneve në Siri për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në kampet në Lindjen e Mesme, për të cilat është dekoruar me medalje trimërie. Në atë periudhë, Indrit Doda mbante detyrën e shefit të operacioneve speciale. Ai është diplomuar në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe është njohës i disa gjuhëve të huaja.