De Jong-Barcelona, “tym i bardhë” për rinovimin. Ja kur do të zyrtarizohet gjithçka

De Jong-Barcelona, “tym i bardhë” për rinovimin. Ja kur do të zyrtarizohet gjithçka

Frenkie de Jong dhe Barcelona do të rinovojnë deri më 2029, me klauzolë të re lirimi 500 milionë euro (kontrata aktuale skadonte në qershor 2026). Ceremonia zyrtare e firmës dhe njoftimi publik do të bëhen të mërkurën, në orën 13:30, me praninë e mediave. Pas muajsh negociata dhe disa mosmarrëveshjeve, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Një nga pengesat kryesore kishte qenë pakënaqësia e De Jong për kritikat që kishte marrë nga tifozët, sidomos pas publikimit të pagës së tij, që e kishte reduktuar përkohësisht për ta ndihmuar klubin në një periudhë të vështirë ekonomike. Tani marrëdhënia është rikuperuar plotësisht. De Jong është kthyer në lider të mesfushës së Flick, ku formon një dyshe solide me Pedrin. Ai ka fituar sërish rolin e titullarit, pas...