Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Shqipëria testi me Jordaninë, kuqezinjtë i pret…manifestimi në “Air Albania”
Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë të shtunën pritet të afrojë shumë tifozë në stadium. Kombëtarja në…paradë feste. Miqësorja Shqipëri- Jordani e parashikuar të zhvillohet këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium” (19:00) pritet të kthehet në një sfidë feste. Të dyja kombëtaret vijnë pas entuziasmit të afërt teksa kuqezinjtë fituan në Leskovac me Serbinë 0-1 ndërsa vendi nga Gjiri Persik ka siguruar fazën finale të kupës së botës 2026. Në fakt kjo është miqësorja e dytë në tokën shqiptare mes dy skuadrave. Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar asokohe nga Kristian Panuçi, ka barazuar 0-0 në miqësoren e zhvilluar në 2018 në stadiumin “Elbasan Arena”. Sigurisht që nga ajo kohë ka patur ndryshime kolosale te të dyja kombëtaret ndërsa sot në kryeqytet për të përcjellë...