Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish e dashura e Safet Bajrit kërkoi daljen nga burgu, GJKKO merr vendimin
Eria Ago, ish e dashura e Safet Bajrit, do të qëndrojë në qeli, pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e saj për zëvendësim të masës së sigurisë. Ago u arrestua në muajin mars të këtij viti, pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se ajo drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës. Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata. Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe...