Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Mungon metodologjia’, Prokurori i Përgjithshëm ngre alarmin për Kodin e ri Penal: S’ka asnjë argument
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Prokurori i Përgjithshëm, Olsi Çela, shprehu rezerva mbi mënyrën se si po hartohet Kodi i ri Penal, duke theksuar se mungon metodologjia dhe analiza e nevojave reale të shoqërisë. “Unë sot nuk kam një informacion alakitim për problemet që ka Kodi Penal. Në mungesë të metodologjisë, nuk shoh reflektim të nevojave të shoqërisë për ndryshimet e kodit. Asnjë sot nuk është në gjendje të përcaktojë, veç dy argumente që kodi është I 95 që nuk është argument, dhe integrimi evropian. Ka pasur nevojë për risistemim dhe përmirësim ku është e mundur por jo të ndryshosh bazat. E kam të pamundur të bëj vështrim kritik të draftit me funksion përmirësim sepse duhet të ngre grup pune, sepse s’kemi as kohë...