Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koha po mbaron, Kurti zbulon pse nuk ka nisur ende negociatat për qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk ka zhvilluar komunikime me ndonjë prej partive politike për formimin e qeverisë së re. Derisa kanë mbetur edhe 12 ditë afat për formimin ekzekutivit, Kurti theksoi se po e bëjnë një plan për një gjë të tillë në ditët në vijim, shkruan KosovaPress. Lideri i LVV-së është mandatuar për kryeministër nga presidentja Osmani më 11 tetor. Afati i fundit për të thirrur seancë plenare për votim të qeverisë është 26 tetori. E këto ditë Kurti tha se ka qenë shumë i angazhuar me analizimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale. “Tepër shumë punë këto ditë. Analiza e rezultateve nga qendrat. Duhet të shohim kontributet që kanë pasur fushatat në komuna me rezultatin që kemi arritur në...