Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndalimi i monopatinave, Koçiu publikon videon me mendimet e qytetarëve për masat e marra
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ndau sot zërin e qytetarëve mbi ndalimin e përkohshëm të monopatinave. “Siguria në rrugë vjen para gjithçkaje. Së bashku do të vendosim rregulla të qarta dhe standarde të Bashkimit Evropian në qytetet tona”, theksoi Koçiu. Qytetarët e pyetur shprehen se vendimi ishte shumë i drejtë. “Shumë i drejtë dhe nuk duhet të jetë i përkohshëm, por për përgjithmonë. Mirë është përgjithmonë, se nuk janë për fëmijët ato. As të rriturit nuk e komandojnë, se janë elektrike dhe kanë një shpejtësi shumë të madhe”, u shpreh një qytetare. E pyetur nëse i duken të rrezikshme, ajo theksoi se po. “Shumë të rrezikshme. Po, po kanë vdekur shumë vetë, shumë fëmijë dhe të rritur. Shumë i drejtë, jo shumë të...