Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Posedonte dy krehra automatiku, arrestohet 44-vjeçari në Kurbin
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 44 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se posedonte një mjet prerës (thikë) dhe 2 krehra automatiku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në Shëngjin, ka përplasur shtetasen D. Gj., 49 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila po merr mjekim në Spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet...