Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksioni në Elbasan/ Policia “blindoi” lokalin dhe arrestoi 14 persona me rrezikshmëri të lartë, sekuestrohen armë, para e automjete
Policia e Elbasanit ka reaguar me një njoftim zyrtar në lidhje me aksionin “blic” të zhvilluar një ditë më parë në Elbasan, në sajë të të cilit u vunë në pranga 14 persona, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Policia sqaron se kanë ndërhyrë në lokalin e shtetasit T. Z., në fshatin Bradashesh, ku ndodheshin këta 14 shtetasit që janë arrestuar. Po ashtu gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak, ndërsa në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë,...