Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia plan masash: Bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Sot në orën 19:00, stadiumi “Arena Kombëtare” do të presë ndeshjen miqësore të futbollit Shqipëri–Jordani, ndërsa për shkak të këtij eventi, disa akse rrugore përreth stadiumit do të jenë të kufizuara për qarkullim, me qëllim të lehtësimit të lëvizjes dhe garantimit të mbarëvajtjes së aktivitetit. Njoftimi i policisë: Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore së futbollit “Shqipëri–Jordani”, e cila do të luhet sot, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit. Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: • Rrugën “Dervish Hima”; • Rrugën “Gjergj Filipi”; • Segmentin pranë Hotel...