Duka, pas triumfit në Serbi: Fitore e madhe dhe historike, tani të sigurojmë fazën “play-off”

Duka, pas triumfit në Serbi: Fitore e madhe dhe historike, tani të sigurojmë fazën “play-off”

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, dha një intervistë në emisionin “Opinion” në TV Klan, me gazetarin Blendi Fevziu, ku foli për fitoren historike ndaj Serbisë, rrugëtimin e Kombëtares drejt Botërorit 2026 dhe ndeshjen miqësore të sotme ndaj Jordanisë në “Air Albania”. Gjatë intervistës, Presidenti Duka ndau detaje mbi organizimin e ndeshjes në Serbi, reagimin e drejtuesve të federatës serbe pas përfundimit të takimit, si dhe sqaroi situatën e kartonit të verdhë ndaj sulmuesit Rey Manaj. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se fitorja ndaj Serbisë është një moment i rëndësishëm për futbollin shqiptar, por shtoi se ekipi duhet të vazhdojë me përqendrim maksimal drejt ndeshjeve të radhës, me objektivin për të siguruar fazën play-off dhe për të luftuar deri në fund për...