Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kap me 200 kg në Romë nga policia italiane, zbulohet identiteti i shqiptarit
Zbulohet emri i shtetasit shqiptar, i cili u arrestuar më datën 9 tetor në Romë , me akuzën se shpërndante kokainë. Sipas burimeve autori është Kristian Preni 23-vjeç. Sipas burimeve, ndaj Preni janë sekuestruar 200 kg kokainë, një armë tip pistoletë dhe një shumë prej 30.000 euro. Autori u arrestuar në flagrancë nga karabinerët teksa po ecte në rrugë me një çantë me një çantë ku kishte fshehur para të konsiderueshme. Por në vijim u ushtrua kontroll në banesën e tij. Autoritetet italiane po vijojnë hetimin deri në një vendim final ndaj shqiptarit.