Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH
Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur. Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve. I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur: ”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja. Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët. Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet...