Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Favori’ për Martinaj! Aldo, nipi i ‘stërvitur’ nga Avdylajt. SAGA-Me varkë për të vrarë Bamin, zotimi tek ‘Rrumi”: Duhen 10 viktima
Durim Bami, Aldo Avdylaj, Ervis Martinaj, Astrit Avdylaj dhe Aleksandër Laho TIRANË-Aldo alias Elidon Avdylaj, i shpallur në kërkim nga SPAK pas operacionit më 2 tetor, është arrestuar sot në zonën e 'Kopshtit Zoologjik' në Tiranë. Aldo Avdylaj akuzohet se ka organizuar dhe bashkëdrejtuar grupin me Astrit Avdylajn për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, por episiodet që e ndjekin pas tregojnë 'dorën' e tij në disa atentate në botën e krimit. -Kush është Aldo, nipi i 'stërvitur' nga Astrit Avdylaj për gjoba e vrasje? Në dosjen e SPAK, siguruar nga ZËRI, Astrit Avdylaj në një prej bisedave udhëzon nipin e tij Aldo Avdylaj që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarjet kriminale. Astriti e këshillon të mos ekspozohet dhe të mbajë në kokë maskë. Përpos atentateve në një...