Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ligji i ri për rivlerësimin e pasurive krijon konfuzion, Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron qytetarët
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit, të gjithë individët që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme kanë të drejtë që nga data 1 janar 2026 deri më 30 shtator 2026, të bëjnë rivlerësimin e pasurisë me vlerën e tregut. Por përmes një shkrese zyrtare drejtuar Ministrisë së Financave, shoqata thekson se projektligji nuk përcakton qartë se çfarë kuptohet me “vlerë tregu”, as burimet apo kriteret mbi të cilat ajo do të përcaktohet. Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo mund të sjellë moszbatim të njëtrajtshëm dhe pabarazi tatimore, pasi vlerësimi mund të ndryshojë sipas interpretimeve të ndryshme të administratës tatimore ose ekspertëve të licencuar. Në këtë pikë, theksohet nevoja për...