Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuqezinjtë zbresin sërish në fushë, ja zviceriani që do të gjykojë sfidën miqësore me Jordaninë
Shqipëria luan sot një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, duke përfituar nga fakti se renditet në një grup me 5 skuadra dhe nuk do të ketë ndeshje zyrtare. Për këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja. Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler. Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0. Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë.