Mbi 33 mijë votues jashtë Kosovës, diaspora mund të ndryshojë rezultatin në disa komuna

Mbi 33 mijë votues jashtë Kosovës, diaspora mund të ndryshojë rezultatin në disa komuna

Kosova ka zhvilluar më 12 tetor zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe kuvend komunal, ndërsa të drejtën e votës e kanë ushtruar edhe qytetarët jashtë kufirit. Sipas informacioneve, 33, 258 fletë votimi kanë mbërritur nga qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës, ndonëse për zgjedhjet janë regjistruar 43, 933 qytetarë. Ndërsa disa komuna kanë shkuar në balotazh, votat e diasporës mund të jenë vendimtare për ndarjen e rezultatit. Konkretisht në Gjilan, Lëvizja Vetëvendosje mund të fitojë komunën pa balotazh. Alban Hyseni i LVV-së ka siguruar 49,79% të votave, 0.21% larg kufirit të balotazhit. Për komunën e Gjilanit, janë regjistruar 2 mijë e 66 votues nga jashtë, të cilët mund t’i japin fitoren përfundimtare kandidatit të LVV-së. Edhe në komunën e Hanit të Elezit, 395 qytetarët e regjistruar për të...