Po lëviznin me shpejtësi/ Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Po lëviznin me shpejtësi/ Përplasen dy makina në autostradën Elbasan-Tiranë, dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të autostradës Elbasan-Tiranë mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00. Sipas raportimeve për mediat, dy makina që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi të lartë, janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dyja mjetet. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e sakta të ngjarjes dhe për të normalizuar lëvizjen.