200 ditë pa prekur top, mbrojtësi i Bayern: E vështirë nga ana psikologjike kur nuk di se kur do të rikthehesh

200 ditë pa prekur top, mbrojtësi i Bayern: E vështirë nga ana psikologjike kur nuk di se kur do të rikthehesh

Alphonso Davies nuk ka prekur topin e futbollit në fushë për më shumë se 200 ditë. Në fund të marsit, mbrojtësi kanadez këputi ligamentin e kryqëzuar në gju gjatë ndeshjes së Kanadasë kundër Amerikës, duke shkaktuar pakënaqësi te Bayern Munich. Që atëherë, 24-vjeçari ka punuar drejt rikthimit të tij në fushë. Puna, megjithatë, është kryesisht mendore, siç e shpjegoi vetë për kanalet zyrtare të klubit bavarez: “Procesi është më i vështirë mendërisht se sa fizikisht. Muskujt rikthehen vetë. Por të mos dish se sa kohë do të jesh jashtë ose nëse do të jesh në gjendje të bësh gjëra të caktuara përsëri është e vështirë“, shpjegoi Davies. Majin e kaluar, lojtari zbuloi se kishte pasur një krizë mendore për shkak të këtij problemi, duke shpërthyer...