Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Anglia kërkon të mbyllë që sot kualifikimin në Botëror, trajneri Tuchel rigjen Harry Kane
14 Tetor 2025 8:27 Telesport “3 luanët” mund të sigurojnë që sot kualifikimin në Kupën e Botës me një fitore në Letoni. Skuadra e trajnerit Thomas Tuchel do të forcohet sot edhe nga rikthimi i kapitenit Harry Kane. Sulmuesi humbi stërvitjen për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës në përgatitjet për miqësoren e disa ditëve më parë, por tani është gati të luajë. “Shumë lehtë me Harry, ai mund të luajë dhe është në formë të mirë. Ne bëmë gjënë e duhur që e lamë pushim për t’u rikuperuar“, tha Tuchel në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes. “Ai është në nivelin më të lartë të stërvitjes dhe gati për të luajtur. Nuk e kuptoj pse ai nuk duhet të jetë në...