Kampioni anglez i çiklizmit: Në Olimpiadë merrja kok*inë mbi medaljen e artë që kisha fituar

Kampioni anglez i çiklizmit: Në Olimpiadë merrja kok*inë mbi medaljen e artë që kisha fituar

Fitorja nuk është gjithmonë e kënaqshme, veçanërisht kur përballesh me sfida të tjera. Bradley Wiggins, 9 vjet pasi u tërhoq nga çiklizmi, tregoi disa nga momentet më të errëta të karrierës së tij. Kampioni anglez luftoi me depresionin dhe varësinë nga alkooli e kokaina, të cilat me kalimin e viteve e çuan atë të urrente disa nga fitoret e tij më të mëdha, siç është medalja e artë në garën e kronometrit në “Londër 2012”. “Në “Londër 2012”, po thithja kokainë nga medalja ime e artë. E urreja rezultatin tim. Ishte sikur të urinoja mbi varrin e dikujt dhe në atë moment, po urinoja vetë. Medalja e artë, Turi i Francës. E gjithë kjo ishte e vdekur për mua“, tha Wiggins në një intervistë për...