Gazetarja kap mat guvernatorin Sejko me 6 argumente: Nuk je mbi ligjin, pavarësinë e ke humbur vetë

Gazetarja kap mat guvernatorin Sejko me 6 argumente: Nuk je mbi ligjin, pavarësinë e ke humbur vetë

Gazetarja Ola Xama ka reaguar pas deklaratës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili u shpreh në Komisionin e Ekonomisë se është cënuar pavarësia e Bankës së Shqipërisë dhe se nuk ka qenë e lirë për të ushtruar detyrat e saj. “A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë? Nëse guvernatori i Bankës së Shqipërisë pranon se bankës qëndrore i është prekur pavarësia, do të duhej që menjëherë pas kësaj të tregonte dhe kallëzimin penal të depozituar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm të zyrtarit apo personit që ia ka bërë. Nëse guvernatori i Bankës së Shqipërisë e çon më tej dhe thotë se banka qëndrore për shkak të këtyre presioneve nuk ka ushtruar si duhet funksionin e saj, atëherë sapo ka...