Christy Teigen mbështet Meghan Markle për kritikat negative: Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre

Christy Teigen mbështet Meghan Markle për kritikat negative: Njerëzit thjesht do të shpikin historinë e tyre

Chrissy Teigen ka folur për miqësinë e saj me Meghan Markle dhe ka shprehur habinë e saj për kritikat e forta që Dukesha e Sussex ka marrë herë pas here. Pavarësisht komenteve negative që ka marrë që nga vendimi i saj për t’u larguar nga detyrat mbretërore me Princin Harry dhe për t’u zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, Chrissy Teigen e sheh atë si një model force dhe mirësie. Duke folur për People, ajo fillimisht shprehu admirimin dhe dashurinë e saj për Dukeshën e Sussex. “E adhuroj. E adhuroj vërtet. Mendoj se është jashtëzakonisht e fortë“, tha 39-vjeçarja, duke shtuar: “Është plotësisht absurde për mua sa polarizuese duket ajo për kaq shumë njerëz të ndryshëm”. Sipas saj, Meghan Markle “është thjesht një person kaq zemërmirë...