Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)
Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës. Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun. Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë. Në Grupin D, Franca nuk shkoi...