Tirana po mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi AIDA-FIPA

Tirana po mirëpret Forumin e Investimeve EU–WB6, u nënshkrua memorandum mirëkuptimi AIDA-FIPA

Po mbahet në Tiranë Forumi i Investimeve EU-WB6. Ky forum shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit ekonomik evropian, duke kthyer Tiranën në qendrën e Ballkanit Perëndimor. EU-WB6 bashkon liderë rajonalë dhe ndërkombëtarë, agjenci homologe të investimeve dhe aktorë ekonomikë që ndajnë një vizion të përbashkët për një të ardhme bashkëpunimi, zhvillimi dhe besimi reciprok në rajon. Aktiviteti i parë i forumit, “IPAs Connect”, çeli siparin e këtij eventi dy-ditor, duke vënë në qendër të vëmendjes bashkëpunimin rajonal dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon. Përfaqësues nga institucionet e Bashkimit Evropian, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Banka Botërore dhe agjencitë e promovimit të investimeve nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor prezantuan punën e tyre, kornizën ligjore dhe fushat prioritare të investimeve, si...