Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bie mbështetja për Listën Serbe në Kosovë, por ndikimi i Vuçiç vazhdon
“Kjo është një fitore e popullit serb, e bashkimit dhe solidaritetit serb” – kështu e përshkroi Lista Serbe fitoren e saj në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në nëntë nga dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kllokoti është e vetmja komunë me shumicë serbe ku do të zhvillohet rundi i dytë i votimeve. E njëjta situatë kishte ndodhur edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021, kur Lista Serbe e fitoi rundin e dytë. Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2021, në shumicën e komunave me shumicë serbe vërehet rënie e mbështetjes për këtë parti. Ky trend është veçanërisht i dukshëm në Mitrovicën e Veriut, ku Lista Serbe mori 60% të votave në zgjedhjet e...