VIDEO/ Përqafime e lot, momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre në atdhe

VIDEO/ Përqafime e lot, momentet kur pengjet izraelite u ribashkuan me familjet e tyre në atdhe

Koha që dhjetëra familje në Izrael kishin pritur për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre që ishin rrëmbyer nga Hamasi dhe ishin mbajtur peng për më shumë se dy vjet, mbërriti sot në mëngjes. Qoftë se patën gëzimin t’i mbanin përsëri në krahë, apo mundësinë për t’i thënë lamtumirën e fundit trupit të të dashurit të tyre, ishte një ditë shumë intensive për izraelitët. Herët në mëngjes, me ndërmjetësimin e Kryqit të Kuq dhe për arsye të kuptueshme larg kamerave, filloi dorëzimi i 20 pengjeve nga Hamasi te izraelitët. Pasi u transferuan në një bazë ushtarake për ekzaminime fillestare mjekësore, atyre iu dha mundësia të shiheshin nga familjet e tyre. Einav Tsangauker talks with her son, Matan, for the first time in 738 days,...