Politika në ‘dorën’ e teknologjisë? Një kandidate AI bëhet pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës

Politika në ‘dorën’ e teknologjisë? Një kandidate AI bëhet pjesë e garës për Bashkinë e Tiranës

‘Tirana’ është kandidatja e parë me Inteligjencë Artificiale që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit. Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele,  tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, ‘Diella’. Kele theksoi se do të kemi bashkëqeverisje të kandidates AI me qytetarët, pasi do të jetë e aksesueshme në çdo kohë. ‘Ne kemi edhe një ministre me Inteligjencë Artificiale si ishte Diella. Unë me Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj sollëm kandidaten ‘Tirana’ për të treguar se si duhet një program i Inteligjencës Artificiale që të funksionojë, për të rritur efikasitetin dhe transparencën. Me mënyrën si është e programuar Diella është e organizuar me një kod të mbyllur. Kurse ‘Tirana’ do të jetë me kod të hapur dhe e aksesushme’,...