Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Vuçiç gjen shkakun e humbjes me Shqipërinë: Janë protestuesit serbë që i lanë pa gjumë futbollistët tanë
                              Humbja e kombëtares serbe me Shqipërinë ka sjellë përplasje të forca në Serbi. Media serbe thonë se, presidenti Aleksandër Vuçiç e ka gjetur shkakun e humbjes. Sipas tij, janë protestuesit serbë të cilët kanë lënë pa gjumë futbollistët e kombëtares, duke mos i lënë që të përqendrohen. Autoritetet kanë akuzuar ata që po protestojnë që nga 1 nëntori i vitit të kaluar për pothuajse çdo gjë, për terrorizëm, për përmbysje të shtetit dhe madje për planifikimin e një atentati ndaj presidentit. Por që të jenë fajtorë edhe për humbjen e futbollistëve serbë ndaj Shqipërisë, kjo mund të thuhet se është një nivel i ri, shkruajnë mediat serbe. Presidenti Vuçiç pretendon se banorët e Nishit që po protestonin kanë fishkëllyer përpara hotelit ku po qëndronte...