“Nuk e prisja ftesën”, Cake: Ndjesi të papërshkrueshme te kombëtarja, do vijë momenti im

“Nuk e prisja ftesën”, Cake: Ndjesi të papërshkrueshme te kombëtarja, do vijë momenti im

Përkrah teknikut Sylvinho, në konferencë për shtyp para miqësores ndaj Jordanisë, doli edhe lojtari Klisman Cake. Emocionet e këtij grumbullimi dhe mendoni se ti dhe Nazmi Gripshi i keni sjell fat Kombëtares? Emocionet nuk mund t’i përshkruaj, pasi të gjithë e kanë ëndërr të luajnë një ditë për Kombëtaren. Mund të them që po jetoj një ëndërr me grumbullimin këtu. Si e gjetët këtë grup lojtarësh? Grupi është shumë i mirë, e kam gjetur shumë të bashkuar. I falënderoj për mikpritjen që më kanë bërë që ditën e parë. Kam gjetur një grup shumë të mirë dhe të bashkuar. Bisedë me Sylvinhon? Kam pasur pasi erdha këtu. Momentin që më thirrën dhe u grumbullova, kam folur, pasi kam ardhur në hotel. Iu ka bërë ndonjë...