Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbia beson te mrekullitë, kapiteni Mitroviç: T’i bëjmë tre fitore, ndoshta Shqipëria do gabojë
Kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç shpreson ende tek një vend në Botërorin e 2026 edhe pas humbjes me rezultatin 0-1 në Leskovc nga Shqipëria. Në konferencën para ndeshjes kundër Andorrës që do të luhet nesër në orën 20:45, Mitroviç tha se shokët e tij te Kombëtarja duhet të marrin mësime nga humbja kundër kuqezinjve. “Është një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm, një periudhë e vështirë për të gjithë ekipin kombëtar. Pas një humbjeje të tillë gjithmonë dëshiron që ndeshja tjetër të vijë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është një ndeshje e rëndësishme për ne, duhet të marrim tre fitore për të ruajtur shanset tona teorike dhe presim rezultate të tjera që të na përshtaten”, tha kapiteni i Serbisë. Më tej Mitroviç u...