Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona nuk i besoi dhe e largoi për 15 mln euro, sot vlen 100 mln euro
13 Tetor 2025 19:07 Telesport Në vitin 2020, Barcelona bëri një goditje të bujshme në merkato, duke paguar 30 milionë euro te Braga për një 20-vjeçar të quajtur Francisco Trincao. Transferimi te katalanasit nuk shkoi aspak mirë. Pas sezonit të parë te Barcelona, u huazua fillimisht te Wolves në Angli dhe më pas te Sportingu në Portugali. Klubi portugez u bind nga aftësitë e tij dhe gjeti gjuhën e përbashkët me Barcelonën për transferimin përfundimtar, 15 milionë euro. Tani, në moshën 25-vjeçare, Trincao është një nga futbollistët më të rëndësishëm te Sporting Lisbon. Në 11 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Në sezonin e kaluar, anësori i djathtë shënoi 11 gola dhe dha 19 asiste. Kontrata aktuale me Sportingun...