“Duam kushte për punë!”/ Përshkallëzohet protesta, policia shoqëron dy protestues

“Duam kushte për punë!”/ Përshkallëzohet protesta, policia shoqëron dy protestues

Punonjësit e minierës së bakrit në Spaç e përshkallëzuan protestën të hënën, duke bllokuar hyrjen e kompanisë koncesionare turke “Tete Albania” dhe duke bojkotuar punën për të pestën ditë radhazi. Rreth 70 minatorë u grumbulluan në orët e para të mëngjesit në rrugë dhe më pas u përplasën me policinë, e cila shoqëroi dy nga minatorët protestues. Minatorët kërkojnë njohjen e sindikatës së krijuar prej tyre dhe nënshkrimin e një kontrate kolektive, që sipas tyre do të garantonte paga të drejta dhe kushte të sigurta pune. “Më kanë zhgënjyer me rrogën dhe me kushtet. Brenda ligjit dhe kushtetutës, ne duam kushte për punë”, tha Përparim Simoni, minator protestues. Simoni tha se ata kërkonin drejtësi në vendin e punës. “Unë punoj nëntokë prej shumë vitesh dhe nuk...