Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Certifikohen 415 kursantë të Patrullës së Përgjithshme, Proda:Uniforma është nder dhe përgjegjësi, shërbeni me krenari
415 kursantë të Patrullës së Përgjithshme u certifikuan sot në një ceremoni zyrtare në Akademinë e Sigurisë, në prani të Ministres së Punëve të Brendshme, znj. Taulanta Koçiu, përfaqësuesve të institucioneve dhe misioneve partnere, si dhe familjarëve të efektivëve të rinj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, mbajti një fjalë përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti për vetë kursantët, por edhe për Policinë e Shtetit në tërësi. Ai i cilësoi të rinjtë si një brez të ri shprese për një polici më afër qytetarit, më profesionale dhe më të drejtë. Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: E nderuar Ministre e Punëve të Brendshme, znj. Koçiu, Të nderuar përfaqësues të misioneve që asistoni Policinë e...