Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shton trafikun në aksin Tiranë–Elbasan

Mbyllja e autostradës Vorë–Durrës shton trafikun në aksin Tiranë–Elbasan

Mbyllja e përkohshme e segmentit të autostradës Vorë–Durrës ka sjellë rritje të ndjeshme të fluksit të automjeteve në aksin Tiranë–Elbasan. Gjatë ditëve të fundit, qindra mjete kanë lëvizur përmes Elbasanit në drejtim të jugut, duke shkaktuar trafik të rënduar, veçanërisht në hyrje dhe dalje të qytetit. Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve, duke theksuar se investimet që po kryhen në segmentin Vorë–Durrës janë të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e lëvizjes në të ardhmen.