“Presim opozitën për reformat”, PS: Bashkëkryetarët do të kenë të drejtën e vetos

“Presim opozitën për reformat”, PS: Bashkëkryetarët do të kenë të drejtën e vetos

Teksa në Parlament pritet të nisë puna për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, Partia Socialiste ka dhënë propozimin e saj për përbërjen e komisioneve. Pas mbledhjes së grupit të mazhorancës, Taulant Balla shpalosi planin e të majtëve, megjithatë theksoi se do të presin dhe propozimin e opozitës. “Kemi propozuar për komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore, variant të parë të përbërjes, 17 anëtarë, 9 PS, 8 grupet e tjera parlamentare. Jemi të hapur për të debat me opozitën. Të dy bashkëkryetarët në komisione kanë të drejtën e vetos. Për komisionin e reformës territoriale tradita ke qenë që shumicën e ka grupi më i madh parlamentar dhe drejtohet me kryetar dhe zv.kryetar”, tha Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS. Me shpresën se do të...