Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës/ “Paralizohen” rrugët e kryeqytetit, reagon policia
Mbyllja e autostradës Tiranë-Durrës ka ‘paralizuar’ gjatë gjithë ditës së sotme rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar trafik të rënduar. Lidhur me situatën ka reaguar edhe policia e Tiranës, e cila thotë se për shkak të punimeve në autostradë është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij. Policia thotë se ka marrë masat duke vendosur shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit. “Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij....