Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shqipëria vendi me rrezik të lartë kriminal”, Çollaku bën deklaratën e fortë: Rama mund të arratiset si..
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në një emision televiziv, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit që lidhen me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, duke theksuar dyshimet për lidhje të forta me narkotrafikun ndërkombëtar. ‘Gjithë këto përpjekje të Ramës, duke bërë batuta, siç bëri gjoja për Trump, unë kam dyshimet e mia, se Rama mund të veprojë si Gruevski (ish-kryeministrit i Maqedonisë Nikolla Gruevski i arratisur, shën. red.) sepse laku po i rrethohet,’ u shpreh Çollaku.Sipas tij, tre figura kyçe janë larguar nga grupi i sigurisë dhe bashkëpunimit të afërt të Ramës: Endri Fuga, që sipas të dhënave ndodhet në Malajzi, Engjëll Agaçi dhe Vali Bizhga. ‘Kemi tre largime nga grupi i sigurisë së bashkëpunimit të Ramës, që nga Fuga që iku,...